Kulturë Më shumë

Promovim i dy librave të Hajro Ulqinakut

Prej tvteuta15:53, 21 Shtator 2019

Në Bibliotekën e Ulqinit u mbajt promovimi i dy librave të autorit Hajro Ulqinaku, “Barka pa vela në furtunë” dhe Kapedan Xhela”, kushtuar traditës së detarisë së familjes Shurdha  dhe kujtimit të personave të njohur të kësaj familjeje. Në hapje të promovimit, foli udhëheqësja e Bibliotekës, Ardita Rama, e cila vlerësoi lart punën e vazhdueshme të autorit Hajro Ulqinaku në pasurimin e jetës kulturore të qytetit tonë. Në vazhdim, për librat në fjalë folën edhe Jaho Kollari në rolin e recenzentit, si dhe kontribuesit Asllan Bisha, Gani Karamanaga dhe vetë autori Hajro Ulqinaku, i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen dhe kontributin, dhe në veçanti familjen Shurdha e cila bëri të mundur botimin e këtyre dy librave.

  • 1

    Radio