Haxhibeti: Ndalimi i furnizimit me ujë u bë për të riparuar prishjen

Prej tvteuta08:53, 18 Shtator 2019

Drejtori i ndërmarrjes publike “Ujësjellës – Kanalizime “ Fuad Haxhibeti, tha për TV Teuta se zonat prej Zogajve dhe e gjithë zona urbane e qytetit prej mbrëmë kanë mbetur pa furnizim me ujë për shkak të prishjes në tubacionin kryesor të ujësjellësit në Fraskanjel. Ndalimi i furnizimit me ujë u bë për shkak të nevojë së ndërhyrjes për të riparuar prishjen.  Kjo ndërmarrje nga Ujësjellësi Rajonal tani merren nga 15 litër ujë në sekondë, kurse  gjatë sezonit veror  kanë  marrë 45 litra , çka ndërmarrjes i kushton mbi 40 mijë euro në muaj. Gjatë sezonit turistik, përveç rasteve kur ka pasur probleme me energjinë elektrike, furnizimi me ujë gjatë sezonit ka qenë i rregullt dhe si institucion janë të kënaqur me rezultatin e arritur. Sa i përket cilësisë së ujit, Haxhibeti thotë se analizat bëhen sipas planit dhe rezultojnë të mira, sidomos në periudhat jashtë sezonit turistik. 

  • 1

    Radio