Kulturë Më shumë

Break of Reality do të performojë në Ulqin në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Muzikor BELCANTO DOLCINIO

Prej tvteuta14:41, 28 Gusht 2019

BREAK OF REALITY do të performoj në Ulqin në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar Muzikor BELCANTO DOLCINIO. Koncerti do të mbahet më 13 Shtator në ora 2000 në Kala. BREAK OF REALITY konsiderohet si një nga ansamblet më të mira botërore të muzikës alt(ernativo)-klasike.

BREAK OF REALITY dallohet për tingullin rock të violinçelit, ka bërë bashkë dëgjues të muzikës klasike, dhe ato të muzikës rrok. Në vitin 2015, anëtarët e Break of Reality u emëruan ambasadorë të muzikës nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Krijuar në vitin 2003 në shkollën Eastman të Muzikës në Rochester, NY, Break of Reality ka arritë miliona dëgjues përmes platformave si Spotify dhe Pandora Radio, dhe interpretimi i tyre në kolonën zanore të filmit _GAME OF THRONES_ ka patur mbi 20 milion shikime në YouTube. Grupi ka publikuar katër albume të plota, përfshirë The Sound Between (2006), Spectrum of Sky (2009), Covers (2012) dhe Ten (2014). Gjithashtu grupi i është përkushtuar iniciativave të ndryshme të edukimit nëpërmjet muzikës. Ai ka vizituar qindra shkolla publike në mbarë botën, duke performuar së bashku me studentët e muzikës dhe duke i inkurajuar ata të improvizojnë me instrumentet e tyre klasike.

  • 1

    Radio