Mësimdhënësit kundër uljes së fondit të orëve

Prej tvteuta10:24, 4 Korrik 2019

Mësimdhënësit e historisë dhe gjeografisë i kanë nisur letër të hapur Këshillit nacional për arsim, në të cilën thonë se reformat e implementuara kanë ndikuar negativisht në arsimimin e nxënësve dhe se duhet rishikuar metodologjia e ndryshimit të lëndëve zgjedhëse në shkollat e mesme.

Ato kanë shprehur shqetësimin për planifikimin e heqjes së historisë dhe gjeografisë si lëndë të obligueshme , me çka sipas tyre cënohet fundamentalisht sistemi arsimor në Mal të Zi, kurse mësimdhënësve u kërcënohet humbja e fondit të orëve. Megjithatë, nga Qendra për arsimim profesional thonë se planprogramet në arsim janë të nivelit të lartë dhe se mësimdhënësit nuk do të mbeten pa paunë edhe nëse këto dy lëndë nuk do të jenë të obligueshme.

  • 1

    Radio