Kulturë Më shumë

Përfundoi manifestimi Pranvera në Anë të Malit

Prej tvteuta12:07, 17 Qershor 2019

Mbrëmë në stadiumin e Shasit përfundoi Manifestimi tradicional ”PRANVERA NË ANË TË MALIT 2019.Ky është Manifestimi I 16-të me radhë që organizohet në vazhdimësi në trevën e Anës së MAlit.

Dritan Kurti kryetari i shoqatës “ORA ” tha se Manifestimi ka për qëllim në radhë të parë që të shpalosë vlerat dhe potencialet e trevës së Anës së Malit në të gjitha fushat e krijimtarisë.

Edicioni i sivjetshëm ka filluar të premten mbrëma ,me shfaqjen e filmit dokumentar “Ana e Malit,shtëpia e përbashkët”, në ditën e dytë u mbajtën aktivitete sportive,ndërsa mbrëmë në manifestimin qendror u mbajt një program kulturor-artistik,me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve vendas dhe të ftuar, të gërshetuar me lojëra popullore.

  • 1

    Radio