U hap Kallaba Petroll

Prej tvteuta16:57, 16 Qershor 2019

Në Bulevardin Teuta u bë hapja solemne e Kallaba Petroll, pompa më e re e benzinës mban emrin e një ndër afaristëve më të suksesshëm nga komuna e Ulqinit, atë të Lam Kallabës. Pompa e benzinës Kallaba Petroll ofron shërbimin më cilësor për klientët duke qënë se ato kanë të nënshkruar kontratën me kompaninë INA. Pronari Lam Kallaba u shpreh për të gjithë të pranishmit se kjo është një tjetër sfidë e cila u bë realitet me punën dhe besimin në vete dhe partnerët e tij.Ne do të vazhdojmë të ruajmë traditën dhe imazhin e mirë që kemi krijuar ndër vite të cilën e kemi krijuar me shumë pasion, shtoj Kallaba. Në hapje foli edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq i cili familjes Kallaba i dëshiroi suksese dhe mirënjohje për kontributin që jep për qytetin e Ulqinit. Drejtori ekzekutiv i Bankës Llovqen Vinko Nikiq u shpreh se ndjehet mjaftë i kënaqur për bashkëpunimin me kompaninë Kallaba , besimi i krijuar ndërmjet tyre është shembull se investime të mëdha mund të realizohen kur korrektësia është e dyanëshme.

  • 1

    Radio