KËSHILLI I RTMZ E LARGOI NË MËNYRË TË PALIGJSHME ANDRIJANA KADIJA

Prej tvteuta11:41, 26 Prill 2019

Këshilli i Radio – Televizionit të Malit të Zi e ka larguar në mënyrë të paligjshme Drejtoreshën gjenerale  të Shërbimit Publik Andrijana Kadija  në qershor të vitit të kaluar, njoftoi televizioni i Malit të Zi.

Kështu qëndron në  aktgjykimin e shkallës së parë të  gjyqtarës së Gjykatës Themelore të Podgoricës, Bilana Krgoviq, që  u  vendos dje, ku pala në proces ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarja Krgoviq vendimin mbi shkarkimin e ka anuluar si të paligjshëm.

Kadija nuk ka mundësi  për t’u kthyer përsëri  në pozitën e  drejtoreshës gjenerale , sepse në ndërkohë Bozhidar Shundiq u zgjodh në atë pozitë, por ajo ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.

Gjithashtu sot, gjyqtari Radovan Vllaoviq ka gjykuar në favor të redaktorit të programit Aleksandar Mirkov I cili poashtu u largua në mënyrë të paligjshme.

  • 1

    Radio