Sociale Më shumë

KALEZIQ-SITUATA E KRIJUAR NË QYTET ME DEPONI TË EGRA NUK ËSHTË PËRGJEGJËSI E NDËRMARRJES TONE,POR E KOMUNËS

Prej tvteuta10:30, 29 Mars 2019

Në mledhjen e trupit koordinues për përgatijen e sezonit turistik u dëgjuan shumë kritika në adresë të Ndërmarrjes”Veprimtaritë Komunale,ku u tha se kemi një qytet të mbuluar me mbeturina ,poashtu u tha se janë formuar deponi të egra të plehrave në disa vende.

Skender Kaleziq,drejtor i Ndërmarrjes së lartëpërmendur tha për televizionin Teuta se pa një deponi ku do të hidheshin mbeturinat  inerte nuk mund të kemi një fotografi tjetër të qytetit ,as nuk mund të hecim përpara.

“Të gjithë kontinjerët që posedon kjo ndërmarrje i kemi të mbushur me mbeturina  inerte ,dhe të ngurrta,të cilat nuk mund të transortohen në deponinë sanitare.Ndërmarrja jonë është në gjendje që  për 48 orë të pastrojë gjithë qytetin,  dhe të bihet në gjendje normale ,do të punojmë në tre turne,por Komuna të na sigurojë ku mund t’i hedhim mbeturinat  e grumbulluara.Kjo nuk është përgjegjësia jonë,por e Komunës,u shpreh Kaleziq.

  • 1

    Radio