Sociale Më shumë

OJQ “Panda” apelon: Institucionet të reagojnë para se të jetë vonë

Prej tvteuta09:34, 27 Janar 2019

Në lidhje me numrin gjithnjë e në rritje të kafshëve të lëshuara nëpër rrugët e Ulqinit, kanë reaguar edhe nga OJQ “Panda” , të cilët apelojnë tek institucionet relevante që të reagohet para se të jetë tepër vonë. Nga kjo shoqatë thonë se numri i qenve nëpër rrugët e qytetit është alarmant, kurse azili nuk duket se ka pasur ndikim pozitiv në zgjidhjen e këtij problemi. Ato gjithashtu shprehin shqetësim edhe për kërcënimin që ato mund të përbëjnë për qytetarët, prandaj bëjnë thirrje që të merren masa për largimin e tyre nga rrugët.

  • 1

    Radio