Sociale Më shumë

Për shkak të numrit të madh të kyçjeve të paligjshme, ndriçimi publik në Shtoj jashtë funksionit

Prej tvteuta09:55, 15 Dhjetor 2018

Një nga vendbanimet më të mëdha në Komunën e Ulqinit – Shtoji, është ende pa ndriçim publik në rrugë. Të pyetur nga gazetari i TV Teuta për këtë çështje, nga ndërmarrja publike “”Veprimtaritë komunale” përgjigjen se ata përballën me këtë problem që nga fillimi i gushtit. Arsyeja është, sipas menaxherit të sektorit Krenar Kurti, ngarkesa e madhe e shkaktuar për shkak të numrit të madh të kyçjeve të paligjshme, si dhe vendosjes të refklektorëve shtesë me vetëiniciativë të qytetarëve. “Për këto arsye, ne kemi qenë të detyruar të përjashtojmë nga sistemi i ndriçimit dy rrugët anësore në qendër të Shtojit. Megjithatë, as këto ndërhyrje nuk ishin të mjaftueshme prandaj kemi qenë të detyruar që krejtësisht ta ndalojmë një fazë, në mënyrë që ndriçimi publik të jetë në funksion minimal “, thuhet në deklaratë. Në mënyrë që ndriçimi publik të jetë në përputhje me nevojat, Sistemi i shpërndarjes së energjisë në Mal të Zi duhet të instalojë matës me kapacitet më të lartë. “Me pajisjet matëse aktuale dhe të këtij kapaciteti, është e pamundur që të mbahet funksionimi i rregullt i ndriçimit publik në këtë zonë. Për zgjidhjen e këtij problemi i jemi drejtuar CEDIS i cili është kompetent për këtë çështke, si dhe Sekretariatit për veprimtari komunale, por deri tani nuk kemi marrë përgjigje”, thuhet nga ndërmarrja komunale.

  • 1

    Radio