Sociale Më shumë

Lajka: Automjetet duhet të bëhen gati për dimër

Prej tvteuta14:25, 13 Dhjetor 2018

Dimri ka arritur, është koha e përshtatshme për ta përgatitur makinën për kushtet e dobëta të vozitjes të shkaktuara nga bora, shiu dhe akulli. edhe pse Ulqini nuk preket shumë me temperatura ekstremisht të ulëta përsëri përgatitjet duhet të bëhen. Ne vizituam auto servis Lajka i cili ofron te gjitha sherbimet mekanike per automjetin tuaj. Pronari Bajazit Lajka foli mbi pergatitjet elementare te cilat duhet ti beje cdo grahes per sezonin dimror, duke na renditur pikat me kyce. Me rënien e temperaturave bie edhe presioni i ajrit në gomë.  Presioni i ulët mund të ketë ndikim shumë të madh në drejtimin e makinës, prandaj është e rëndësishme që shtypja e ajrit të jetë në nivelin e duhur.  Kontrolloni manualin e makinës për tu informuar rreth presionit të lejuar për gomat e automjetit tuaj.Frenat, sistemi i ngrohjes  dhe antifrizi janë disa nga elementet t cilat duhet ti keni parasysh para çdo udhëtimi e sidomos ne rrugëtimet e ndërrmara gjate sezonit dimëror, ku temperaturat e ulëta kane ndikim direkt ne automjetin tuaj. Kontrollimi i përgjithshëm ndihmon ne parandalimin e problemeve eventuale qe mund te shfaqen gjate rrugës.Pergatitjet elementare nuk kanë një kosto të lartë.Lajka shprehet se qytetaret e komunës së Ulqinti janë ndërgjegjësuar dukshëm në këtë drejtim dhe rezultat i kësaj për fat të mirë kemi shumë më pak aksidente rrugore.Sigurisht se automjeti juaj duhet t’i përshtatet motit të keq në dimër.Prandaj, e rëndësishme është përgatitja e tij, të mos ketë defekte për shkak të ftohtit dhe dëborës.Sipas hulumtimeve, një makinë është dyfish më në rrezik që të prishet kur është në muajt e dimrit prandaj është mirë që të marrim masa.

  • 1

    Radio