Sociale Më shumë

MogUl: Tryezë e rrumbullakët për luftën kundër korrupsionit

Prej tvteuta16:20, 29 Nëntor 2018

Sot në ambientet e OJQ MogUl u organizua tryeza e rrumbullakët me titull “Me përgjegjësi për Ulqinin”, e cila trajton temën e korrupsionit dhe luftën ndaj këtij fenomeni në administratën lokale si dhe rritjen e transparencën në nivel lokal. Në tryezë ishin të pranishëm përfaqësues të administratës lokale, ndërmarrjeve publike, të shoqërisë civile dhe mediave.

Drejtori ekzekutiv i OJQ MOgUl, Xhemal Peroviq, tha pët TV Teuta se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë prioritet jo vetëm i shoqërisë civile por edhe i pushtetit lokal në këtë rast, në mënyrë që qytetarëve tu ritet besimi në institucionet vendore. Ai shtoi se sipas anketimit të kryer, qytetartë e identifikojnë korrupsionin si problem shumë të madh, por angazhimi i tyre në paraqitjen e rasteve të tilla, edhe pse ekziston, nuk është në nivelin e duhur. Projekti “Me përgjegjësi për Ulqinin”, është pjesë e projektit “Ta vendosim korruspionin në muze” që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

  • 1

    Radio