Delegacioni i Këshillit të Evropës vizitoi Ulqinin
Prej tvteuta16:15, 29 Nëntor 2018
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë pritën në takim pune delegacionin e Këshillit të Evropës, respektivisht anëtarët e Komitetit këshillimor të Konventës për Mbrojtjen e Pakicave, të kryesuar nga Laura Maria Craciunean Tatu . Mysafirët u interesuan për realizimin e të drejtave të pakicave në komunën e Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo. Ata kërkuan përgjigje në pytjet për përbërjen nacionale të të punësuarve në komunë, për konsultat që bëhen me rastin e emërimeve të Drejtorëve të shkollave ,për njohjen e dygjuhësisë në rradhët e të rinjve etj . Vëmëndje e veçantë iu kushtua pozitës së disa familjeve të ardhura rrome të stacionuar në Mal të Bardhë, shkollimit të fëmijëve të tyre, por dhe sqarime për Liturgjinë e mbajtur nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në Shas, apo ndaljen e një personi nga ana e policit për vendosjen e flamujve shqiptar në automjetin e tij në Ditën e flamurit kombëtar. Kryetari Nrekiq tha se Ulqini është i njohur si mjedis i multikuturës dhe diversitetit jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjërë dhe se marrëdhënijet ndërnacionale këtu tradicionalisht kanë qenë të mira. Ai foli për veshtërsitë financiare me të cilat ballafaqohet komuna dhe përpjekjet që bën për tejkalimin e situatës. Rrespektimi i të drejtave të pakicave është çështje të cilës ekzekutivi i kushton vëmëndje të vecantë tha Nrekiqi dhe dënoi aktet e veçanta të shkeljes së të drejtave të pakicave.