Sociale Më shumë

Nimanbegu : 28 Nëntori është dita e të gjithë shqipëtarëve

Prej tvteuta12:40, 28 Nëntor 2018

Nënkryetari i kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu pëcolli urimin e tij në festen e madhe të shqiptarëve duke u shprehur : “Në njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ne të gjithë kemi pasur një eufori kombëtare dhe kemi pritur që dekada që po ecën do të jetë më e suksesshme. Mendoj se ka shumë vend që elita politke të jetë më e përgjegjëshme, këtu mendoj në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Është shekulli ku aspiratat tona do të vijnë në dukje dhe do te rezultojne politikat tona të mirfillta.Bashkimi në unionin evropian do të jetë një bashkim i yni por sigurisht që është e rëndësishme që edhe pjesmarrja e shteteve ku ne jetojmë në aleancën veri atlantike është vendimtare. Urimi kryesor është që të gjithë shqiptarët 28 Nëntorin ta dinë se është dita e tyre , kjo ditë nuk është vetëm  e Shqipërisë apo e Kosovës , është dita ku të gjithë shqiptarët kudo ku janë duhet ta kenë pranë zemrës.”

  • 1

    Radio