Sociale Më shumë

Ministri Zenka uron 28 Nëntorin

Prej tvteuta12:34, 28 Nëntor 2018

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Popujve Pakicë Mehmet Zenka uroj mbarë shqiptarët Ditën e Flamurit, në urim tha : “Së pari dëshiroj që këtë ditë të shënuar të ja uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë sepse është me të vërtetë një ditë e madhe për ne. Me uresën që vitin e ardhshëm ta presim me një bashkëpunim sa më të mirfilltë në mes subjekteve politike shqiptare së pari në shtetin e Malit të Zi por edhe me korrje të  sukseseve në regjion kudo ku gravitojnë shqiptarët të cilët me të vërtetë me luftën e vet politike kërkojnë që ti realizojnë aspiratat e veta.Uroj që vitin e ardhshëm ta festojmë me një ligj të ri zgjedhor i cili do të jetë në favor të shqiptarëve dhe me një bashkëpunim me të mirë në mes subjekteve politike , sepse kualicioni jonë e ka dëshmuar që disa projekte të cilat i kemi pritur me vite me rradhë i kemi realizuar brënda një viti e gjysëm”.

  • 1

    Radio