Kulturë Më shumë

Qendra për Kulturë shpall konkurs për Teatrin për fëmijë

Prej tvteuta17:46, 27 Nëntor 2018

Qendra për Kulture – Ulqin ka shpallur konkurs për Teatrin e parë për femije . Regjisorja Edina Mustafiq, deklaroi për TV Teuta se kanë vendosur të startojne me femijët dhe dalngadalë të depërtojne edhe tek gjeneratat e tjera të cilat e duan dhe kanë talent për aktrim . Ideja për të ndërmarrë një iniciativë të tille i ka lindur shumë kohë me parë   dhe e gezon fakti që i është dhënë mundësia që këtë ëndërr ta bëjnë realitet se bashku me kolegët e sajë në institucionin ku punon, tha Mustafiq. Fëmijet do te jenë të ndarë ne dy grupe . Pjesë e grupit të parë do të jenë fëmijët nga 8-14 vjec , kurse në grupi i dytë është parapare për ato nga  15 deri në 18 vjec . Konkursi do te jetë i hapur deri me datë 20 dhjetor.

  • 1

    Radio