Sociale Më shumë

Aktivistët rinor të Ulqinit i dorëzojnë iniciativë vetëqeverisjes lokale

Prej tvteuta16:01, 26 Nëntor 2018

Aktivistët rinorë nga Ulqini, sot, në sportelet e Komunës së Ulqinit dorëzuan Iniciativën për hartimin e Planit Lokal të Veprimit Rinor dhe planifikimin e “buxhetit për të rinj” për vitin 2019. Ata u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari i Komunës z. Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim aktivistët rinorë i prezantuan Kryetarit pikëpamjet e tyre rreth nevojës së hartimit të një politike cilësore rinore në komunën tonë dhe të shfaqjes së një përkushtimi më të madh ndaj të rinjve nga ana e Pushtetit Vendor. Në mënyrë ceremoniale ata i dorëzuan Kryetarit edhe iniciativën në formë dokumenti, të nënshkruar nga 78 aktivistë rinorë, me të cilën kërkojnë hartimin sa më të shpejtë të Planit të Veprimit Rinor, në mënyrë që interesat e të rinjve të Ulqinit të realizohen me aktivitete konkrete.  Pas takimit me Kryetarin e Komunës, aktivistët rinorë vizituan Byronë Qytetare, e cila paraqet pikën e parë të kontaktit të qytetarëve me administratën e Komunës. Shefi i këtij shërbimi  Arjan Lamoja organizoi një prezantim të shkurtër për të rinjtë mbi funksionimin e këtij shërbimi të veçantë për qytetarët. Kjo iniciativë është rezultat i fuqizimit të kompetencave të liderëve rinorë në komunitet, që u realizua në kuadër të projektit “TË RINJTË MARRIN PJESË, TË RINJTË MARRIN VENDIME, implementuar nga OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit,  dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Rini në Ministrinë e Sportit të Malit të Zi.

  • 1

    Radio