Kulturë Më shumë

Mbrëmje fetare me rastin e ditëlindjes së profetit Muhemed a.s

Prej tvteuta16:01, 24 Nëntor 2018

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Ulqin u mbajt program fetar kushtuar lindjes se profetit Muhamed a.s.  Programi filloi me lexim Kur’ani nga hafiz Avdush Krosa nga Kosova,  kurse më pas fëmijët e kopshtit Xixellonja dhanë një shfaqje të bukur. Fjalën përshendetëse të ketij programi në emër të organizatorit e mbajti Kryeimami Ali ef. Bardhi, si dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit,  Loro Nrekiq. Nga Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, të pranishmit i përshendeti dhe ligjiroi zv.Reisi Omer ef. Kajoshaj, kurse ligjeratën qëndrore e mbajti teologu i mirënjohur nga Tirana prof. Tahir Zeneli . Në mbrëmje performuan edhe nxënësit e medresesë “Mehmet Fatih” nga Tuzi.

  • 1

    Radio