Konferencë për multikulturalizmin dhe praktikat e artit bashkohor
Prej tvteuta17:00, 23 Nëntor 2018
Në Ulqin nga data 4-6 dhjetor në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung dhe Shoqatës IACT në hotelin ,,Pallati Venezia,, do të mbahet Konferenca me karakter rajonal, Forca e kulturës-Multikulturalizmi dhe praktika në artin bashkohorë:etnizimi apo interakcioni?
Kështu u ra dakort në takimin që kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi pati me përfaqësuesen e Fondacionit Konrad Adenauer Sanija Shlivançanin.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që Ulqini është vend ideal për mbajtjen e një takimi të këtij lloji pasi është i njohur jo vetëm në Malin e Zi por edhe më gjërë për multikulturalizmin dhe multikonfesionalizmin .  Në panelin Politika publike dhe multikulturalizmi do të flasin të ftuarit nga Ministria e kulturës, ajo , për të Drejtat e Njeriut, Zyra e UNESKO-s Instituti Goethe me seli në Beograd dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake të Malit të Zi. Në oret e mbrëmjes është paraparë program kulturorë. Në pjesën e dytë për këtë temë do të flasin Drejtori i Muzeut Nacional të Fotografisë Marubi nga Shkodra dhe Docenti në Fakultetin e artit dramatik nga Cetinja . Moderator do të jetë prof. Janko Lumoviq.