Arrestohet K.N. per shkak te dyshimit se shkaktoi zjarrin ne Bashbylyk
Prej tvteuta17:56, 21 Nëntor 2018
Nepunesit e policise se Departamentit te sigurise ne Ulqin kane arrestuar personin me iniciale K. N. 54 vjecar nga Kosova per shkak te dyshimit se ka kryer veper penale, duke cenuar sigurine e pergjithshme. Dyshohet se personi ne fjale, ne shtator 2018 ne Ulqin, ne lokacionin Bashbylyk ka shkaktuar zjarrin nga I cili jane asgjesuar rreth 1000 rrenje ulliri qindra vjecare dhe me kete rast jane shkaktuar deme te medha materjale. Te dyshuarin me pas e kane dorezuar tek prokurori perkates, thuhet ne kumtesen e drejtorise se policise.