Nga 1 janari qytetarët që nuk do të respektojnë orarin për hedhjen e mbeturinave do të gjobiten
Prej tvteuta15:40, 21 Nëntor 2018
Policia Komunale në bashkpunim me ndërmarrjen publike “ Veprimtaritë Komunale “janë duke bërë përgatitjet për një fushatë senzibilizuese të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e hedhjes së mbeturinave në orarin e caktuar. “Në çdo kontenjer do të jenë të ngjitura materiale me mesazhe të qarta për një qytet më të pastër,ku do të jetë i caktuar edhe orari i paraparë për hedhjen e mbeturinave” tha për TV Teuta shefi i Policisë Komunale ,Milazim Mustafa.
Fillimisht, sipas Mustafës, gjatë gjithë muajit dhjetor qytetarët do të vezhgohen nga policia Komunale dhe do të ju tërhiqet vërejtja që të respektojnë orarin, kurse nga 1 janari për ato që nuk do të respektojnë orarin e caktuar, Policia Komunale do të aplikojë gjobat e parapara me ligj.