Vitin e ardhshëm pritet realizimi i projektit për Molen e Madhe

Prej tvteuta10:24, 10 Nëntor 2018

Molja e Madhe në Plazhin e Vogël është dëmtuar nga valët e forta të detiti. Pllaka të mëdha betoni gjenden në pjesën më të madhe të kësaj hapsire. Drejtori i Bordit drejtues të NP “Të Mirat Detare” , Xhaudet Cakuli, u shpreh për Televizionin Teuta se për momentin do të marrin masa për heqjen e këtyre pllakave të betonit ndërsa vitin e ardhshëm pritet edhe fillimi i implementimit të projektit për rregullimin e Moles së Madhe. Cakuli tha se projekti i ka kaluar të gjitha fazat dhe shpejt pritet të marrë lejen e punimit. Molja e Madhe nën muret e Kalasë është një ndër zonat e frekuentuara të qytetit të Ulqinit dhe projekti në fjalë pritet që të sjellë një pamje të re dhe më të bukur për syrin e vizitorëve. Projekti do të arriju shumën e rreth 1 milion eurove.

  • 1

    Radio