Prokurimi publik për investimin 5 milionësh ka përfunduar. Pritet vendimi për fituesin

Prej tvteuta16:37, 9 Nëntor 2018

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha për Televizionin Teuta se prokurimi publik për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për lagjet Braticë, Mal i Bardhë, Totosh dhe Kodra ka përfunduar, dhe se tani pritet vetëm vendimi për shpalljen e fituesit, i cili sipas tij nuk duhet të zgjasë më shumë se një muaj.

Nrekiq tha se me të kryer kjo procedurë, punimet mund të fillojnë menjëherë dhe sipas parashikimeve ato do të zgjasin deri në 12 muaj. Ndërtimi i këtij rrjeti pritet me padurim , pasi ai do të zgjidhte problemin e kanalizimit në këto lagje, do të zbuste kërcënimin nga ujrat atmosferik për pëmbytjet, si dhe në një pjesë të madhe do të zgjidhte edhe problemin e Port Milenës.

  • 1

    Radio