Sociale Më shumë

Marshimi protestues  “S.O.S. për Adriatikun” , u nis me 4 persona nga Ulqini

Prej tvteuta16:35, 9 Nëntor 2018

Herët në mëngjes, nga Ulqini filloi marshimi protestues “S.O.S. për Adriatikun”, i cila synon të zgjojë vetëdijen e qytetarëve për eksplorimin e naftës që u njoftua për ditën e nesërme.

Një nga pjesëmarrësit në protestë dhe aktivist i OJQ-ve  Mirsad Kurgash,  tha për TV Teuta se ai priste një reagim më të madh nga qytetarët, por beson se fuqia e rebelimit do të parandalojë katastrofën ekologjike në Malin e Zi. “Marshimi ynë është vetëm një përpjekje për të treguar qëndrimin tonë, që njerëzit ta kuptojnë se çfarë i pret nëse fillojnë hulumtimet, të cilat do të çojnë në shkatërrimin e florës dhe faunës dhe do të ndotin ujërat tona për vite me radhë”, tha Kurgash . Pjesëmarrësit e protestës u mblodhën sot edhe në marinën e Tivarit, nga ku i ftuan autoritetet për të parandaluar shkatërrimin e Adriatikut nga eksplorimi i naftës.

  • 1

    Radio