Sociale Më shumë

Kryqi i Kuq dhe “Solaris” organizuan mbledhjen e ndihmave për ato në nevojë

Prej tvteuta16:32, 9 Nëntor 2018

Kryqi i Kuq i Ulqinit dhe megamarketi “Solaris”, organizuan sot mbledhjen e ndihmave ushqimore dhe artikujve higjienik për kategorinë më të kërcënuar të popullatës në Ulqin. Akcioni i sotëm u organizua në kuadër të fushatës “Diçka e vogël nga ju, për dikë është shumë”, e cila organizohet në të gjithë vendin. “Qytetarët e Ulqinit janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë, çka u vërtetua edhe sot”, tha për TV Teuta kryetari i Kryqit të Kuq në Ulqin, Tomo Nikpreleviq. Ndihmat e mbledhura do tu shpërndahen familjeve në nevojë në gjysmën e dytë të nëntorit.

  • 1

    Radio