Sociale Më shumë

Thirrje për heqjen e automjeteve që uzurpojnë hapsirat publike

Prej tvteuta15:53, 8 Nëntor 2018

Shërbimi  i Policisë Komunale të Ulqinit u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët automjetet e tyre të vjetëruara i mbajnë në hapsira publike, ti largojnë vetë në mënyrë që të shmangin intervenimet e domosdoshme me marimangë. Nga shërbimi i Policisë Komunale lajmerojnë se do të vazhdojnë me aksionin e menjanimit të automjeteve të paregjistruara nga parkingjet, hapsirat publike dhe trotuarët. Ata edhe gjatë ditës së sotme kanë identifikuar automjetet dhe kanë vendosur paralajmërimet dhe pas një jave nëse vetë pronari nuk i menjanon, atehere do të intervenojnë me marimangë dhe do ti bartin deri tek hapësirat e ish “Jadran Prevozit”.

  • 1

    Radio