Milla: Objekti në Kala nuk do të legalizohet

Prej tvteuta13:14, 8 Nëntor 2018

Sekretari për urbanizëm në Komunën e Ulqinit, Mehmed Milla, ka deklaruar se objekti i pakompletuar i i cili tash më shumë se një dekadë shëmton pamjen e Kalasë nuk do të legalizohet, pasi nuk i plotëson kushtet për një gjë të tillë. Ky objekt , pronarët e të cilit janë ndërruar disa herë ndër vite, ka sjellur indinjatë tek banorët e Ulqinit pasi në mënyrë flagrante ka shëmtuar pamjen historike të Kalasë. Investitori kishte leje që në kuadër të rregullave të parashikuara nga Enti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të ndërtonte objektin në fjalë, por sipas kontrolleve të kryera, objekti nuk u punua brenda rregullave dhe punimet u ndërprenë. Tani mbetet pezull çështje nëse objekti do të rrëzohet apo do të vazhdojë edhe më tej të ndikojë negativisht në gjithë pamjen e qytetit të vjetër.

  • 1

    Radio