Sociale Më shumë

Zjarri ka djegur  rreth 1400  rrënjë ullinj

Prej tvteuta15:14, 6 Nëntor 2018

Nga 1300-1400 rrënjë ullinj i përpiu flaka që shpërtheu në Bashbylyk me 26 shtator të këtij viti,  është bilanci paraprak i dëmeve materiale të regjistruar nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatëkeqësitë elementare,pikërisht nga këshilltarët e bujqësisë në Komunën e Ulqinit.

Në zyrën e Këshilltarëve për Bujqësi nga ana e qytetarëve të dëmtuar nga stuhija e zjarrit kanë arritur 35 kërkesa, në ë bazë të të cilave është bërë  evidentimi dhe regjistrimi i të gjithë ullinjëve të dëmtuar në prani të pronarëve. “Jemi duke bërë vlerësimin e dëmeve,por fatkeqësisht dëmshpërblim kjo nuk mund të quhet ,sepse kurrë nuk mund të dëmshpërblehet ullishta shekullore,dhe vuajtjet shpirtrore” u shpreh Këshilltari për bujqësi ,Gani Rexha. Vlerësimi i dëmeve nga kjo fatkeqësi është në fazën e përpunimit dhe së shpejti do të ketë edhe të dhëna zyrtare.

  • 1

    Radio