“SOS për Malin e Zi” organizon shëtitje proteste kundër eksplorimit të naftës
Prej tvteuta10:17, 4 Nëntor 2018
Në faqen e Facebook nisur nga qytetarët, të titulluar “SOS për Malin e Zi”, njoftohet një seri e marshimeve protestuese kundër kërkimeve sizmike të kompanisë italo-ruse konsorciumit “Eni-Novatek”, e cila do të zgjasë 45 ditë. Nga kompania tjetër që ka fituar të drejten për të kërkuar naftë apo gaz në ujrat e Ulqinit, “Energean Oil & Gas”, u njoftoi se aktivitetet sizmike do të fillojnë jo më larg se tre muajt. “Në Mal të Zi janë duke u shkatërruar lumenjtë dhe resurset e tjera natyrore. Prandaj SOS nuk është vetëm për bregdetin,por SOS për Malin e Zi. Publiku malazez nuk është i vetëdijshëm për rreziqet e mundshme dhe i gjithë procesi është i mbuluar në një vello të sekreteve shtetërore” shpjegon themeluesi i grupit, Mirsad Kurgash nga Tivari. Marshimi protestues do të fillojë në Ulqin me 9 nëntor dhe qëllimi është për ta përfunduar atë më 12 nëntor në Herceg Novi.