Sociale Më shumë

Sot shënohet “ Dita botërore e goditjes në tru “

Prej tvteuta17:12, 29 Tetor 2018

Sot është 29 tetori “ Dita botërore e goditjes në tru “ e cila për më shumë se 25 vite shënohet në vende të ndryshme të botes me qëllim sensibilizimin e popullatës dhe  uljen e barrës së goditjeve në tru në nivel global , rajonal dhe lokal.  Psikologja Klinike Majlinda Kurt e ftuar në emisionin “Ditë e re” sot foli reeth asaj se cfarë është goditja në tru , sa është i rëndësishem shënimi i kësaj date , cilat janë masat parandaluese të cilat duhet ti marrë një individ për tu mbrojtur nga kjo sëmundje me pasoja fatale , cilat janë grupmoshat më të rrezikuara që të preken nga infarkti në tru si dhe cilat janë shenjat dalluese tek një person i cili është prekur nga goditja në tru. Psikologja Kurt me rastin e shënimit të kësaj date bëri apel tek të gjithë shikuesit që të jenë më të kujdesshëm me ushqimin e tyre , të tentojnë që të jenë më aktiv fizikisht si dhe të mos konsumojnë alkool dhe duhan , pasi keto janë vetëm disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë që një  individ të preket nga Goditja  në tru. Edhe pse goditjet në tru janë shkaku i 4 kryesor i vdekjeve në SHBA, rreth 80% e goditjeve janë konsideruar si të parandalueshme. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se si t’i parandalojnë goditjet në tru, pasi rreziku pas një goditje është shumë i madh për t’u shfaqur përsëri.

  • 1

    Radio