Kulturë Më shumë

Projekti i fundit i Gezim Salës me grupin “Diamant” po pritet shume mire nga publiku

Prej tvteuta16:47, 29 Tetor 2018

Kengetari i mirenjohur ulqinak Gezim Salaj i cili ka reth 30 vite ne muzike, sapo ka sjelle ne treg projektin me te ri muzikore ne bashkepunim me grupin ” Diamant ” . Kjo potpuri dasmash po merr me mijera klikime ne Youtube , fale menyres se bukur ne te cilen eshte punuar dhe fale repertoarit te perzgjedhur me shume kujdes . Kengetari Salaj i ftuar ne emisionin ” Dite e Re ” tregoi qe selektimin e kengeve te ketij repertoari ia kane besuar pikerisht atij dhe shpreson qe ka bere zgjedhjen e duhur.  Gezim Salaj vetem pak muaj me pare ka sjellur bashkepunimin me vajzen e tij Egzona Salaj , nje kenge emocionuese  e cila flet per dashurine ne mes babait dhe vajzes. Kete projekt e kane titulluar ” Gjysma e shpirtit ” dhe po vazhdon te klikohet nga dita ne dite ku aktualisht ka me shume se 120 mije shikues. Pervec projekteve muzikore , kengetari Salaj ne emisionin e mengjesit ” Dite e Re ” ka folur edhe per familjen e tije , sakricen e profesionit te tije por edhe reth momenteve me te vecanta dhe me te gezuara te karrieres se tije reth 30 vjecare .

  • 1

    Radio