ENTI PËR PUNËSIM NË ULQIN: 68 PUNËDHËNËS SHPREHIN INTERESIMIN PËR 202 STUDENT
Prej tvteuta13:14, 27 Tetor 2018
Cikli i ri i shtatë i aftësimit professional për student të diplomuar në arsimin e lartë këtë vit tërhoqi interesim të madh si nga ana e punëdhënësëve ashtu edhe nga studentët.
Për punëdhënësit, periudha e aplikimit u përfundua më 15 tetor, kështu që 68 punëdhënës nga Ulqini shpallën nevojën për 202 vende të lira pune, që është rreth 50 për qind më shumë se cikli i vitit të kaluar. Profilet që zakonisht kërkohen më së shumti janë ata nga fusha e drejtësisë, ekonomisë, turizmit dhe shkencave natyrore.
Studentët e interesuar mund të dorëzojnë dokumente deri më 18 nëntor dhe të aplikojnë për disa nga punët e ofruara.
Sipas analizës së kryer nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Administratën Tatimore, e cila i referohet viteve të mëparshme të zbatimit të Programit, rreth 50% të përfituesve të Programit vazhduan angazhimin e tyre në punë
Programi i aftësimit professional zgjatë nëntë muaj, ndërsa llogaritet si përvojë pune në kohëzgjatje prej 12 muajsh.