Sociale Më shumë

Rrjeti Politik i Gruas kerrkon ndryshime ne legjislacionin e Malit te Zi

Prej tvteuta21:16, 23 Tetor 2018

Rrjeti Politik i Gruas ne Mal te Zi i cili funksionon tash disa vite radhazi, me daten 17 tetor 2018 ne nje organizim solemn, ne pranine e nje numri te madh te perfaqesuesve politik vendas dhe te huaj,  paraqiti rezultatet e punës së deritashme ne rrugen e gjate per tu ngritur dhe per te mbajtur rreth vetes perfaqesueset e 16 subjekteve politike, madje ne rrethana dhe kohera mjaft te veshtira, duke pasur parasysh skenen politike ne Mal te Zi. Mbremjen e hapi Kryesuesi i delegacionit te BE-se Aivo Orav, kurse te pranishem ishin edhe Kryetari i Malit te Zi, Millo Gjukanoviq,   Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq, Ministra, deputet dhe perfaqesues te larte politik dhe diplomatik.

Sic eshte prezantuar ne kete mbremje,  Ato kane pasuar pune te shumta dhe takime me disa lidere te subjekteve politike me te cilet kane biseduar mbi kerkesat e grave, e nje nga prioritetet eshte perfaqesmi prej 40% ne Kuvendin e Malit te Zi  dhe Kuvendet lokale, kurse ne listat zgjedhore cdo e treta. Keto kerkesa jane pranuar nga shumica e subjekteve dhe kane treguar nje mirekuptim te thelle lidhur me kete ceshtje. Poashtu, keto kerkesa kane hasur mirekuptim edhe tek disa OJQ dhe akademik. Rrjeti Politik i Gruas ka kerkuar qe te marrin pjese ne punet e Keshillit te perkohshem parlamentar mbi legjislacionin zgjedhore, pa te drejte vote, per te percjellur, sic thuhet, premtimet e dhena nga udheheqesit e partive politike.

Poashtu me iniciative te Rrjetit Politik te Gruas, vitin e kaluar ne gjashte komuna ne Mal te Zi: Podgorice, Tivar, Budve, Danillovgrad, Herceg Novi dhe Kollashin, per here te pare eshte vendosur linja e posacme buxhetore per ndihmen e gruas ne sipermarrje, me te cilat parashihen ndihma buxhetore ne forme te projekteve per te ndihmuar dhe fuqizuar veprimtarite e ndryshme shoqerore dhe per te zhvilluar idete e ndermarra nga grate ne bashkesite e ndryshme lokale. Vitin e kaluar gjashte komunat ne fjale kane ndare rreth 120.000 mije euro si fond te posacem.

 

  • 1

    Radio