Sociale Më shumë

Anketimi i nxënësve: Korrupsion në çdo nivel të arsimit

Prej tvteuta15:07, 20 Tetor 2018

Anketimi i kryer nga Enti i shkollimit ndër nxënësit që ndjekin mësimin fillor dhe të mesëm në Mal të Zi, ka treguar rezultate skandaloze por jo edhe të papritura në lidhje me përceptimin dhe ndeshjen e tyre me korrupsionin në arsim.

Sipas këtij anketimi, 55% e nxënësve kanë identifikuar korrupsionin si problem në periudhën e mbylljes së notave në fund të vitit, 52% e tyre gjatë regjistrimit nnë shkollë të mesme, 37% gjatë vlerësimit, kurse 28% në arsyetimin e mungesave.  20% e nxënësve gjithashtu janë shprehur se dinë raste që disa prej tyre kanë arritur diplomën “Luça” nëpërmjet nepotizmit apo korrupsionit. Nga Enti për shkollim kanë thënë se rezultatet janë shqetësuese por ato nuk kanë kompetenca të marrin masa dhe se kjo është përgjegjësi e inspektorëve të arsimit.

  • 1

    Radio