“Art Mix Montenegro” , koncert madhështor për publikun ulqinak
Prej tvteuta10:18, 19 Tetor 2018
Nën organizimin e Qendrës për ruajtjen e kulturës së pakicave të Malit të Zi, në sallën e Qendrës për kulturë u mbajt mbrëmja muzikore-recitale “Art Mix Montenegro”, gjatë së cilës publiku pati kënaqësinë të shijojë pjesë muzikore nga artistë të njohur si Gjylije Pelingu e pëcjellur në piano nga Fatime Buzuku, apo pjesë nga dueti “Duo Classico” me Dina Desançiq në violinë dhe Safet Drljan në harmonikë.
Aktori i njohur Sllobodan Marunoviq recitoi vargje të Njegoshit dhe Vitomir Vito Nikoliqit, kurse në fundt publiku pati mundësinë të kënaqet me “sevdalinkat” e Podgoricës nga Shukrija Zhuti Serhatliq.