Sociale Më shumë

Prej pavarsisë nga Mali i Zi janë larguar mbi 50.000 persona

Prej tvteuta09:59, 17 Tetor 2018

Prej vitit 2006 nga Mali i Zi janë larguar nga 50.000 deri 60.000 persona , çka përbën numër kolosal për një vend me vetëm 650.000 banorë, tregojnë të dhënat jozyrtare. Problem më të madh përbën fakti se pjesa më e madhe e tyre janë të rinj dhe me aftësi profesionale të cilat i mungojnë vendit.

Prej tani kanë filluar mungesat e kuadrove në institucionet shëndetësore, kurse ato të shkencave teknike , kibernetike dhe informative kanë kohë që mungojnë dhe ky problem do të rritet edhe më tepër me zhvillimin më të madh të këtyre sektorëve. Ikja e të rinjve vërehet më së shumti tek popujt pakicë, sidomos shqiptarët, numir i të cilëve në Mal të Zi po bie dita ditës.

  • 1

    Radio