Sociale Më shumë

Ulqini e dëshmoi edhe një herë se ka zemër të madhe

Prej tvteuta16:23, 16 Tetor 2018

Me dhjetra paketa ushqimore  nga dhjetera donatorë , perfaqësues të pushtetit lokal , përfaqësues të institucioneve fetare , sportistë , afaristë e persona të shumtë të vullnetit të mirë, u bashkuan sot me TV Teuta për të shënuar të gjithe së bashku 16 tetorin, ” Diten botërore të ushqimit “, e cila i dedikohet miliona njerëzve në botë të cilët vuajn dhe vdesin nga uria .

Është ky viti i parë që kjo datë shenohet në Ulqin , dhe fatmirësisht të gjitha institucionet dhe personat e kontakuar pa asnje hezitim e kanë pranuar ftesën për ti dhënë jetë këtij aktiviteti. Manifestimin e ka shpallur te hapur nenkryetarja e Komunës se Ulqinit,  Hatixhe Gjoni, e cila përgezoi organizatorët për idene dhe inicativën e marrë, duke shpresuar që organizimet e kësaj  natyre të bëhen më të shpeshta.  Të pranishmit e treguan zemërgjerësinë e tyre edhe me grumbullimin e të hollave, plotë 350 euro, të cilat do ju jepen organizatave humanitare “Bereqeti dhe “Këshilla”, për ti shpërndarë për familjet në nevojë.

TV Teuta me këtë rast falenderon të gjithë personat që i janë gjetur pranë në organizimin e këtij aktiviteti.

  • 1

    Radio