Sociale Më shumë

Nesër Ulqini do të dëshmojë se është i vogël por me zemër të madhe

Prej tvteuta16:20, 15 Tetor 2018

TV Teuta me bashkëpuntorë të shumtë , do të shënojë për herë të parë 16 Tetorin , Ditën Ndërkombetare të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në vitin 1945.

Mbi 6 milion vetë kanë vdekur vetëm këtë vit nga uria dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit, kurse më shumë se 850 milion vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Me këtë qëllim të martën nga ora 11,00 në shetitoren në Plazh të Vogël do të shtrohet një tryeze e hapur dedikuar të gjithë personave në nevojë me të cilët në këtë ditë do të bashkohen një numër i madh i banorëve të Ulqinit.

Numri i instucioneve dhe personave të cilët e kanë perkrahur këtë iniciativë të TvTeuta është shumë i lartë , dhe për këtë u jemi falenderues të gjithëve. Shoqata humanitare ” Bereqeti ” do të ndajë disa pako ushqimore , si dhe do të jetë e vendosur kutija për grumbullimin e mjeteve të cilat organizatorët do t`ia dorezojnë përfaqesuesve të shoqatave humanitare për të lehtësuar funksionimin e tyre.

 

  • 1

    Radio