Sociale Më shumë

Shëndeti mendor, komponent i rëndësishëm i mirëqënies sonë

Prej tvteuta13:51, 13 Tetor 2018

Shëndeti i mirë mendor është një komponent i rëndësishëm i shëndetit dhe mirëqenies sonë. Ai është i nevojshëm që ne të arrijmë të menaxhojmë jetët tona në mënyrë të suksesshme dhe na ofron aftësi emocionale dhe shpirtërore që na mundësojnë të shijojmë jetën dhe të përballemi me shqetësimet dhe zhgënjimet. Sipas OBSH-së, “Shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe frutdhënëse, dhe është në gjendje të kontribuojë në komunitetin e tij.” Të paturit e një problemi të shëndetit mendor nuk është i ndryshëm nga të paturit e një problemi të shëndetit fizik. Është e rëndësishme të njohësh simptomat, të gjesh mënyrën e trajtimit të tyre dhe të ndërmarrësh hapa për të parandaluar që problemi të rishfaqet. Injorimi i problemeve të shëndetit mendor te vetja ose të tjerët nuk do t’i bëjë ato që të ikin. Në fakt, mund t’i përkeqësojë.Keshtu deklaroi per TvTeuta psikologia Klinike Majlinda Kurt. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë: Prevalenca e çrregullimeve mendore Nga problemet e shëndetit mendor mund të vuajë çdokush. Çrregullimet mendore nuk kanë kufij socialë apo ekonomikë. Çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre.

  • 1

    Radio