Sociale Më shumë

Fillon vaksinimi kundër gripit

Prej tvteuta09:53, 11 Tetor 2018

Në Shtëpinë e Shëndetit  të Ulqinit dhe Stacionin Shëndetësor në Katërkollë dje ka filluar  vaksinimi kundër gripit sezonal. “Kemi fituar 700 doza të cilat janë të mjaftueshme për grupmoshat e rrezikuara,por në rast nevoje mund të kërkojmë edhe doza shtesë”  i tha Televzionit Teuta drejtori i këtij Institucioni shëndetësor D.r Pavle Marnikoviq,duke shtuar se të gjithë qytetarët e interesuar që duhet të vaksinohen më parë duhet të lajmërohen në Shtëpinë e Shëndetit tek mjeku i zgjedhur që të marrin udhëzimin. Përndryshe sa i përket vaksinimit nga viti në vit interesimi i qytetarëve është në rënie

  • 1

    Radio