Sociale Më shumë

Daboviq: Qytetarët do të kenë mundësinë të japin sugjerime për pamjen e qytetit

Prej tvteuta17:41, 9 Tetor 2018

Në fillim të shtatorit, në postin e arkitektit të qytetit u emërua ish-sekretari i Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe urban në Komunën e Ulqinit, Aleksandar Daboviq. Në një intervistë me TV Teuta Daboviq tha se në periudhën e ardhshme pritet miratimi i projektit ideor për ndërtimin e rrugës për këmbësor nga Pylli i Pishave në Kepin e Gjeranave. “. Përveç kësaj, në plan është  realizimi i projektimit konceptual të hapësirave të reja të parkimit, qoftë me etazhe ose garazhe, me çka do të zgjidhej problemi i parkimit në qytet,” tha  Daboviq.

Ai shtoi se nëpërmjet faqes në Facebook qytetarëve do tu jepet mundësi  që të japin ide dhe sugjerime për pamjen e objekteve dhe vendeve publike. “Qytetarët tanë deri më tani nuk kanë pasur vetëdijen e duhur se me ndërtimin e objekteve të tyre  ata shpesh kanë shkelur pamjen e mjedisit në të cilin jetojnë, por shpresoj se kjo do të ndryshojë në të ardhmen”, përfundoi Daboviq.

  • 1

    Radio