Kulturë Më shumë

NP “Qendra për Kulturë Ulqin” ka hapur konkurs për shenjën dalluese – logon

Prej tvteuta17:34, 9 Tetor 2018

Pas 35 viteve punë të NP “Qendra për Kulturë Ulqin”  ka hapur konkurs për konceptimin ideor të shenjës dalluese – logos. Drejtori i këtij institucioni Musa Hoxha, u shpreh për Televizionin Teuta se për herë të parë pas kaqë shumë viteve  edhe ky institucion hapë një konkurs të tillë me dëshirën që të paraqitet karakteri i institucionit dhe si i tillë të jetë më afër komunitetit .

“Propozimi i logos duhet qartë të identifikojë konceptin  kulturo-artistik dhe multikulturalizmin e institucionit tonë.”,  u shpreh drejtori Hoxha.  Zgjedhja ideore duhet të përmbajë elementin grafik dhe logotipin . Në konkurs të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik, kurse punimet mund të dorëzohen në ambientet e arkivës së Qendrës për kulturë deri me 15 tetor 2018 në ora 12.00. Vendimin për punimin fitues do ta sjellë juria profesionale me datë 17.10.2018 në ora 12:00, pranë këtij institucioni..Punimi fitues do të shpërblehet me çmimin në të holla me vlerë 150€ .

  • 1

    Radio