Sociale Më shumë

Çapuni: Dikush kërkon të ndërrojë pyllin në Nikshiq me Valdanosin pranë detit

Prej tvteuta09:04, 7 Tetor 2018

Në takimin e ullishtarëve me përfaqësuesit e institucioneve publike i cili u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal, u zbulua edhe një tentativë skandaloze nga një kompani deri tani e panjohur, e cila Qeverisë së Malit të Zi i ka kërkuar të ndërrojë pronën e saj në Nikshiq për Valdanosin. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit Komunal Dr.Ilir Çapuni, i cili apeloi tek ullishtarët dhe bashkëqytetarët që të jenë vigjilentë dhe të bashkuar, pasi Valdanosit nuk i kërcënohet rrezik vetëm nga zjarri. Ajo që ngjallë çudi edhe më tepër është se kjo kërkesë është bërë kohët e fundit, kurse si rastësi apo jo, në Valdanos plasi zjarri vetëm pak ditë pasi Ministria e financave për këtë kërkoi sqarim nga Sekretariati për urbanizëm në lidhje me planet për Valdanosin. Çapuni njoftoi se në ditët në vijim do të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë çështje.

 

  • 1

    Radio