Aktuale Më shumë

Aktivistet e OJQ “Horizonti i Ri” vizituan Kuvendin e Malit te Zi

Prej tvteuta22:09, 4 Tetor 2018

Ne kuader te projektit “Te rinjte marrin pjes, te rinjte vendosin” te cilin e realizon OJQ “Horizonti I Ri” nga Ulqini me perkrahje te Ministrise se Sportit, te enjten me 4 tetore, aktivistet e projektit ne fjale, te rinjte nga Ulqini, kane zhvilluar vizite studimore ne Kuvendin e Malit te Zi dhe ne Qendren per te rinj ne Podgorice.

Ne Kuvendin e Malit te Zi ata jane njoftuar nga afer me sistemin e funksionimit te kuvendit, me perberjen dhe strukturen e deputeteve,  procedurat neper te cilat kalojne propozimligjet dhe vendimet e ndryshme prej fazes fillestare e deri tek votimi. Pastaj jane informuar mbi percjelljen e drejtperdrejte te kuvendit dhe mbi punen e trupave te kuvendit, me c’rast kane vizituar edhe sallonin e kuq te kuvendit ku edhe mbahen takimet e shumta te trupave punuese. Pas vizites se hapesirave ne ndertesen e Kuvendit, te rinjte kane zhvilluar edhe nje takim me nenkryetarin e Kuvendit Genci Nimanbegun si dhe me deputetet Luigj Shkrelin dhe Boris Mugosha, te cilet I kane pershendetur te pranishmit dhe ju kane deshiruar mireseardhje. Nga ana e OJQ “Horizonti i Ri”, te pranishmit I pershendeten edhe Nazif Veliqi dhe Lenka Gjuroviq, te cilet I njoftuan me aktivitetet e tyre ne pergjithesi dhe te projektit ne vecanti.

Nenkryetari Genci Nimanbegu, te rinjt I njoftoi me punen dhe angazhimet e deputetit, duke vleresuar se kjo eshte  nje pune  me shume pergjegjesi dhe sfida, kurse rezultatet e punes eshte shume veshtire te shihen. Nimanbegu vleresoi hyrjen ne NATO si nje nga  pikat shume te rendesishme qe koheve te fundit kane arritur te realizojne.

Deputeti Luigj Shkreli gjate fjales pershendetese shprehu kenaqesine qe I eshte dhene rasti te flas ne kete salle para bashkeqytetareve te rinj,duke ju treguar se ky eshte madnadti I tij I 6-te dhe nese donjehere do te vendosin te merren me politike, atehere kulminacionet politike jane synimet per pjesemarrje ne institucionet me te larta shteterore.

Deputeti Boris Mugosha I inkurajoi te rinjt nga Ulqini duke ju thene qe kurr mos te terhiqen nga ideat e tyre por te jene kembengules per ti realizuar dhe te fillojne qe nga tani te formojne qendrimin e tyre, sepse nje dite edhe dikush nga ky grup mund te jete koleg I ardhshem.

Gjate takimit eshte krijuar edhe nje atmosfere interaktive permes pyetjeve te shtruara nga te rinjet e pranishem, te cilet ne fokus kishin pjesemarrjen e te rinjeve ne institucionet lokale dhe shteterore. Deputetet u dakorduan se mungojne aktivitetet me te rinjet, duke vleresuar se ato duhet te organizohen me qellim qe zeri I te rinjeve te degjohet me shume.

  • 1

    Radio