Sociale Më shumë

Mehmeti: Për momentin zjarri nën kontroll. Po veprohet edhe me aeroplanë

Prej tvteuta10:15, 1 Tetor 2018

Zjarri në Mendër i cili që prej të martës vazhdon të përpijë hektarë të tërë akoma është aktiv në dy zona, por situata për momentin ndodhet nën kontroll, , tha për Televizionin Teuta shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Saubih Mehmeti.

Ai shtoi se zjarrfikësit ndodhen në pozicionet e tyre për të ndaluar çdo surprizë të mundshme, kurse aeroplanë janë në ndihmë edhe ditën e sotme që nga mesdita. Sipas Mehmetit, me ndihmën e tyre dhe kushte të favorshme atmosferike të cilat paralajmërojnë edhe reshje të shiut, mund të vijë edhe deri tek shuarja komplet e zjarrit.

  • 1

    Radio