Kulturë Më shumë

Kryetari i Ulqinit takohet me poetë

Prej tvteuta16:36, 28 Shtator 2018

Sot në Ulqin qëndruan pjesëmarrësit e Festivalit botëror të poezisë,,Eminesku-Njegosh,,, të cilët u pritën nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, i cili  bëri një prezantim të shkurtër të qytetit, duke u ndalur vecmas në bukuritë e tij dhe trashëgiminë kulturore .Ai tha se Ulqini gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të jetë inspirim për artistë të arteve të ndryshme.

Për akademikun Sreten Peroviq, Ulqini është dhe mbetet  qyteti më  i bukur dhe më mikpritës i Malit të Zi dhe më gjërë. Ai  foli për Festivalin  dhe theksoi rrolin që mund të luaj kultura në afrimin dhe njohjen e vendeve. Ndërkaq ,për Prof.dr Jon Deakonesku,  poetin dhe  Kryetarin  e Akademisë Internacionale ,,Mihail Eminesku,, i cili ka meritë të vecantë për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturorë, Ulqini dhe Mali i Zi  kanë se cfarë ti ofrojnë botës dhe  shprehu bindjen se poetët pjesëmarrës mesiguri që do ti  dedikojnë poezi qytetit të Ulqinit. Më pas poetët e shoqëruar nga strukturat udhëheqëse komunale shkuan në Pallatin e kulturës ku lexuan pjesë nga krijimtaria e tyre.

  • 1

    Radio