Sociale Më shumë

Komuna ndalon liturgjinë e Kishës serbe në Kala

Prej tvteuta09:49, 28 Shtator 2018

Komuna e Ulqinit nuk ka dhënë leje që Kisha Ortodokse Serbe të mbaj liturgjinë në Kala, në vendin që kjo kishë thotë se ndodhen rrënojat e një kishe të vjetër serbe. Vendi ndodhet në pronësi të Komunës dhe policia nuk ka lejuar tubimin e besimtarëve pasi nuk kanë pasur leje për diçka të tillë.

Prifti i kësaj kishe në Ulqin, Sinisha Smiljiq ka thënë për gazetën Dan se ndalimi ka ardhur nga pushteti lokal dhe ngjarjen e ka krahasuar me atë të Shasit. Kjo nuk është hera e parë që Kisha Ortodokse Serbe synon të mabjë liturgji në vende që ajo i quan trashëgimi të kësaj kishe, edhe pse ato ndodhen në pronësi publike ose janë monumente kulturore.

  • 1

    Radio