Sociale Më shumë

Zjarri në Bashbylyk: Policia kërkon një person

Prej tvteuta09:48, 28 Shtator 2018

Policia e Ulqinit është vënë në kërkim të një personi , pronar i parcelës në Bashbylyk, i cili dyshohet të ketë gisht në shpërthimin e zjarrit i cili shkaktoi dëme të mëdha duke djegur me qindra rrënjë ullliri. Këtë përfaqësuesi i policisë e konfirmoi edhe në mbledhjen e djeshme të Shtabit të Emergjencës në Ulqin. Ndërkohë, portali “Vijesti” thotë se personi në fjalë është edhe qiramarrës i një plazhi në Plazh të Madh.  Zjarrëfikësit e Ulqinit të ndihmuar edhe nga kolegët nga qytete e tjera kanë qenë gjatë gjithë natës në terren duke mbajtur zjarrin nën kontroll, kurse shuarja do të vazhdojë gjatë ditës së sotme. Përveç forcave toksore , në fikje do të marrin pjesë edhe aeroplanet.

  • 1

    Radio