Zjarri në Mendër i lokalizuar. Në veprim edhe aeroplanet. Ndërhyrje ka pasur edhe në Krruç dhe Gjerana
Prej tvteuta16:59, 27 Shtator 2018
Sot në orën 15.00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Emergjencës në Komunën e Ulqinit , në lidhje me situatën me zjarrin i cili në ditën e sotme është shtrirë në Mendër. Për arsye të erërave të forta dhe terrenit të padepërtueshëm është nevojitur ndihma e zjarrfiksëve nga qytetet e tjera të Malit të Zi si dhe i aeroplanëve.
Kryetari i Komunës Loro Nrekiq tha se rrezik për njerëzit dhe pronën për momentin nuk ka dhe se zjarrëfikësit do të bëjnë kujdestari edhe gjatë natës. Shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Saubih Mehmeti, tha se përveç në Mendër, gjatë ditës së stome kanë pasur edhe dy intervenime të tjera, një në Krruç ku janë djegur dy baraka, si dhe një ndërhyrje në lagjen e Gjeranave. Në ndihmë të zjarrëfiksëve të Ulqinit në këto dy raste kanë ardhur edhe ato të Tivarit dhe Ostrosit.
Shtabi i Emergjencave pasi analizoi situatën detalisht, solli këto përfundime:
1.Skuadrat e zjarrfikësave të kujdestarojnë 24 orë derisa zjarret të jenë fikur tërësisht.
2.Policia e komunikacionit dhe ajo komunale ti mundësojnë qarkullim të lirë automjeteve të shërbimeve të ndryshme që shkojnë në vatrat e zjarrit.
3.I bëhet apel qytetarëve që mos të ndezin zjarre në hapsira të ndryshme.
4.Të gjitha Ndërmarrjet Publike të vënë në dispozicion pajisjet teknike dhe fuqinë njerëzore në shërbim të parandalimit të zjarreve.
5.Të gjithë anëtarët e Shtabit të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri tjetrin e konformë situatës të marrin masat e duhura.