Nënshkruhet marrëveshja me Ujësjellësin Rajonal
Prej tvteuta16:55, 27 Shtator 2018
Sot në kabinetin e Kryetarit të komunës u nënshrua marrëveshja njëvjeçare ndërmjet NP,,Ujësjellësit Rajonal” nga njëra anë dhe Komunës së Ulqinit dhe NP,,Ujësjellës-kanalizimi,,nga ana tjetër. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi tha se nënshkrimi i marrëveshjes do të përmirësojë furnizimin me ujë gjatë tërë vitit, veçmas gjatë sezonit turistik dhe se çmimi për një vit është më i arësyeshëm sesa furnizimi vetëm gjatë muajve të verës.
Drejtori i NP,,Ujësjellë- kanalizime,,Fuad Haxhibeti, tha se tani komuna do të marë nga Ujësjellësi rajonal 25 litër ujë në sekond ndërsa gjatë muajve të verës sasia do të shkojë në 40 litër. Fjalë falenderimi për nënshkrimin e marëveshtjes pati dhe drejtori i Ujësjellësit Regjional Goran Jevriq, i cili u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe në projektet e metutjeshme.